Planete Paralele
Shoqëri e sfilitur në palcë. Një nga sfidat më të mëdha që ne kemi, është të kuptojmë çfarë kemi brënda boshtit të kokës, pavarësisht se dukemi zotërues të kafkave tona, por as që ja kemi haberin fare sesi e kanë pushtuar dhe kontrolluar. Irritohemi, terbohemi pa e ditur arsyen fiks se çfarë po ndodh me ne. Senci i kohes është terësisht i pa saktë, ku dëshirat bohen lamsh. A e din që soditja e naturës është e dëmshme për shtetin?
Ajo nuk nxit konsumin. Nëse mendon që po flas për shtetin që përqëndrohet tek shtpyja e qytetarit, e ke gabim. Po flas për momentin kur shteti i heq çdo vuajtje qytetarit. Ideja është të shkepusi nga çdo ndjenjë dhe emocion. Te jetosh në një kënaqësi të cekët, sipërfaqësore. Ku çdokush i përket, çdokujt. Sa që bëjnë akte intime, dhe i trajtojnë sikur kanë shtrënguar dorën, ose ose është shumë normale që një grua ka qëne me 4800 meshkuj të tjerë. Pas inteligjencës artificiale, rradhën e ka lumturia artificiale. Nëse ke arritur deri këtu i dashur lexues, urime.
Më duhet të isha pjesë e një trajnimi 2 ditor këtu në vëndin tonë. Unë në fakt me zor i pres, dhe i dashuroj, duke qëne se do jetë një eksperiencë e re dhe ti diskuton për hallet si ti përmirësosh. Ky trajnim kishte lidhje me negocimin. E mora shumë seriozisht, sa ditën që nisi shkova i pari aty në sallë. U përpoqa të njoh ambientin dhe zura një vend në qëndër pasi doja që mos të humbisja asnjë moment. Nëse ky trajnim fillonte në 9, ora ishte 10 dhe akoma nuk kishte filluar. E nejse ja vlen të presësh sidomos kur me zor e pret. Filloi, dhe mbas 45 minutave, fjalia që vetëm dëgjoja nga folësi ishte: “Unë kështu, unë ashtu. Te ky trajnim ju do leni kokën nga gjerat që do mësoni. ” Pastaj erdhi orari i pushimit. Në fakt e humba pak besimin, por prap, më duhet ti jepja një shpresë. Rifilloj përsëri, dhe mbas një prezantimi 15 minuta të vetes, përsëri kjo folesja, vendosi nje video 40 minuta, e rregjistruar në kohën e krijimit të kamerave, ku montazhieri përdorte si efekt special pëllumbat në hapje ose mbyllje të videos. Ishte shumë vonë që ja kisha futur vetes duke e mar seriozisht, por kur mbaroj, pyeta folësen: “Si mund të negociosh për të përfituar kohën e humbur?”
Nëse e din i dashur lexues, shkruaje në koment. Unë nuk e mora përgjigjen. Sigurisht që unë e mora një leksion. Do e quaja :“Duke pritur Godonë.”
Stendhal tek libri Dashuria (De Lamour), thotë: “Shpirtrat e mëdhenj kanë nevojë për dashuri me zemër skllavi”. Sado e rëndë të duket kjo, po ta mendosh mirë e kupton kush nuk ka turp të jetë skllav. Por skllav i kujt, i çfarë?
Më ftuan në një intervistë pune në një kopmani telekomunikacioni, e konsideruar si kompani e madhe, në vendin tonë 2 mileksh. Thash me vete, paska ardhur dita që funkisonoka merita, jo se e besoj, por bota të paktën është ndërtuar në sakrifica. Bëhem gati për ditën e intervistës dhe shkoj që të shof çfarë dere mund të ishte hapur. Nuk ishte një derë dosisdo, sepse sa shkova tek godina, rojes i duhej që të filste 30 minuta me gjithë kontaktet që kishte ,që une mund të futesha. Më erdhen shumë mendime, por që nuk po i shkruaj se e di që edhe ti i dashur lexues ke të tuat për keto raste dhe varet çfarë këndveshtrimi i shef. Mbasi mori konfirmimin që biografia ime ishte e pastër, ju desh të shkretit te fuste 20 karta, 3 çelsa dhe 2 pulte qe te hapte derën. Thash ti jepja nje dorë, por duhet të fokusohesha tek interevista. Futem ne godinë, dhe shikoj një investim modern dhe çdo gjë në vendin e vet. Epo dera filloj te vezulloj pak thash. Vjen një vajzë tek të 38, dhe më thotë, uluni këtu dhe prisni burimet njerëzore. U ula dhe prita plot 40 minuta, ku mendoj që më dolën ca leshka. Vjen nje vajzë tjetër përseri serbes serbes dhe më thotë: “Për cfarë keni ardhur?”. “Për tu qethur”, por që duhet të tregoja pak finesë dhe i them: “Për intervistë, por mesa shkoh unë, po vonohen ca”. “Mos u shqetëso më tha, vetëm 2 min erdhi vjaza ngaqë kishte takim me drejtorin. Epo prita 40 min, 2 dukeshin sikur po tregohesha arrogant. E nejse erdhi mbas 13 min. Detajet e veshjes nuk po i përshkruaj se ndoshta puna ja ka kërkuar e tillë, por më lër të them që isha fokusur tek “dera”.
Fund pjesa 1
