Koperativë Hesapi
Mu desh 2 vite që të riparoja një problem të cilin mekaniku i makinës nuk arriti ta realizonte. Do thoje ti lexues, ore po coje tek një tjetër, edhe une do të thoja – Po hë ku ta coj, njeh ndonjë? Po do thoje ti – Po njof njërin, po dhe ai çka, ja te mar një shok i her, e kjo histori sdo mbaronte deri sa të vinte puna tek një makine më e re. Po kjo nuk ndodh se duam ne, kjo ndodh se dikush vendos për të ardhmen tënde.
E ke vënë re si të trajtojnë kur shkon në Bashki? Mu desh një herë të merrja një informacion dhe nisem herët që në mëngjes, në mënyrë që të kapja dhe punen (gjë që nuk para ndodh), duke qene se ne 8 fillon shërbimi. Nisem rrugës, dhe arrij në 7 e 45. Ç’të shikoj, një rradhë si me qenë koncerti i ndonje daulleje që vjen këtu në Shqipëri, dhe që gjithmonë ai/ajo thotë do jetoj në Shqipëri mbas konceritit. Marin valixhet me evroqi edhe zhduken pastaj. E nejse, futem në rradhë.
Pershëndet zoterinë në rradhë përpara meje, dhe i them me shaka – Sot më duket do vijnë më herët këto te bashqisë. Edhe ma kthen – Keto vetem Ai sipër i din. Po më vinte ti thoja – Kështu ke funksionuar gjithmonë? Por sigurusht i qesha lehtë dhe i thash – Ka ik koha koperatives, të qoftë largut. Mbasi bohem daulle që në mëngjes, se tani djelli i ores 8 eshte bërë si ai i orës 12.
Presim deri në 8 e 20, e më pas vjen njëri që po mundohej të hapte derën dhe si fut celsin, bën ta rrotulloje. Hic. Provon dhe një herë, por më kot. Aty vjen një zë nga roja që i thotë – O Altin, afroje nga vetja derën dhe jepi fort. Ky ishte sekreti. Dhe si e hapi derën të gjithë u dendën kush të futej i pari. U hutova pak se po shikoja sikur rradha po zbutej, por kishte kaluar një orë që futeshin njerëz nga shoqëria kopile me shprehjen “Një pyetje kam, ika direkte”. Ndërkohë që na kishte ik mendja, më erdhi rradha që me zor po e prisja, dhe aty fillova të kem një ndjesi sikur isha nominuar për ndonje çmim Golden Globe Awards. Direkte më erdhi një pyetje:
– Për ca keni ardhur?
– Përshendetje i nderuar, si ju shkoj dita sot? E di që jeni lodhur, por unë sot kam ardhur që të marr çertifikatën familjare të prindit, sepse nuk mund ta tërheq nga e-dreqi e mori.albania.al
– A e dini që personi që meret me këtë punë sot është pushim?
Ketu më erdhën shumë mendime, besoj edhe ty i dashur lexues. Por duke qënë se duhet ruajtur edukata dhe rrespekti në Institucionet Koperative, i them:
– Si mund ta zgjidhim këtë problem, sepse kam 2 orë ne rradhë dhe mendoja që mund të mbaroja pune që sot. ( haha që sot eeeeee po me thoshte subkoshienca )
Më zgjati një leter bakalli dhe më tha që të shkruaja çfarë doja me shkrim dhe një e-mail që të më lajmërojnë duke me nisur një pellumb kur do e kisha gati. Doja, sdoja nuk kisha zgjidhje tjetër dhe kështu bera. Pasi dola nga ai vend kisha një ndjesi, një emocion, një zë brenda qe në fund me çatrafilosnin në një përfundim. O sa mirë që jam “Shqipëtar” ohejjj.