Në fund të trajnimit do të jeni plotësisht gati për të punuar në çdo fushë të marketingut digjital, duke iu përshtatur plotësisht kërkesave të biznesit ku punoni dhe klientëve tuaj, apo edhe për të hapur kompaninë tuaj të marketingut digjital.
Marketingu në Rrjete Sociale është përdorimi i platformave të rrjeteve sociale për t’u lidhur me audiencat, për të ndërtuar një markë, për të rritur shitjet dhe për të rritur trafikun në internet. Kjo përfshin postimin e përmbajtjes së shkëlqyeshme në profilet në rrjete sociale, lidhjen me ndjekësit, analizimin e rezultateve dhe drejtimin e reklamave në rrjete sociale.
SEO (Rangimi në motorët e kërkimit) përfshin bërjen e ndryshimeve të caktuara në dizajnin dhe përmbajtjen e faqes në internet, për ta bërë atë më tërheqëse për një motor kërkimi. Pas këtij procesi, motori i kërkimit do të shfaqë faqen tuaj si rezultat kryesor dhe të parë në faqen e rezultateve të motorit të kërkimit.
Google Ads është një formë e marketingut digjital, kur një reklamë e klientit shfaqet kur ata kërkojnë terma në lidhje me produktin ose shërbimin përkatës, ose në një faqe në internet me përmbajtje në lidhje me biznesin.
Email Marketing është strategji shumë efektive e marketingut digjital e dërgimit të mesazheve përmes email-it, për promovimin e produkteve ose shërbimeve, si dhe është një mundësi për të realizuar interaktivitet me klientët e mundshëm.
Pjesëmarrësi pas këtij trajnimi do të jenë në gjendje të:
– Organizojnë prezencën online për biznesin/organizatën e tyre nëpër platformat e mediave sociale
– Krijimi i fushatave marekting per Google ADS, Facebook dhe Instagram
– Krijojnë kalendar të përmbajtjes për të gjitha platformat e mediave sociale
– Identifikojnë/krijojnë audiencën e preferuar
– Konceptojnë dhe krijojnë kampanja në media sociale
– Definojnë objektivat e KPI-s
– Menaxhojnë prezencën online dhe marrëdhëniet me klientët
– Krijojnë raporte mujore
Në fund të këtij trajnimi çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë nga Google
Trajnimi realizohet per 12 ore me 12 seanca dhe zhvillohet online.
Per kontakt te shpejte mund te telefonini ose shkruani direkt tek ky numer celulari: 068 33 68 951
My Reviews
[trustindex no-registration=google]
Before you go, you can let your e-mail